Greqia paraqet platformën e saj për Green Pass

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia paraqet platformën e saj për Green Pass

Greqia prezantoi sot platformën e saj për certifikatën digjitale Evropiane Covid, duke u bërë kështu një nga vendet e para të BE-së që nis zbatimin e saj. Kjo u njoftua nga nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas.

“Platforma greke e certifikatës digjitale është një nga të parat që është gati të fillojë”, tha Schinas në praninë e Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

Skema përbëhet nga një certifikatë që konfirmon se udhëtarët janë “Covid-free” duke faktuar prova të vaksinimit të duhur kundër koronavirusit, janë rikuperuar kohët e fundit nga infeksioni dhe iu është dhënë një faturë e pastër shëndetësore, ose që kanë rezultuar kohët e fundit negativë për virusin.

Athina ishte një nga kryeqytetet e para të Bashkimit Evropian, së bashku me Madridin, që ka mbështetur idenë e një certifikate vaksinimi për të lejuar rifillimin e udhëtimeve dhe turizmit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy