
Një grua 45-vjeçe është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25 minuta, ndërsa policia bën me dije se gruaja për shkak të dëmtimeve të marra ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Advertisement
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.