Grupi i Berishës dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grupi i Berishës dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale

Përfaqësuesit ligjor të grupimit të Berishës në Partinë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri kanë depozituar dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Grupimi i Berishës vendosi ta bëjë këtë hap ndonëse gjykata e apelit vendosi që të ktheje për gjykim cështjen e vulës së PD, një vendim që në fakt penalizon Berishen pasi de juro deri në një vendim tjetër është Lulzim Basha në krye të selisë blu.

 

Advertisement

Nga ana tjetër Alibeaj paralajmëroi se do të dorëzojë kërkesën në KQZ për regjistrim në zgjedhjet lokale ditën e hënë.

 

Deri më tani Alibeaj ka prezantuar disa candidate të PD për zgjedhjet locale në disa bashki,  të cilët do të jenë përballe emrave të PS dhe atyre të grupit të Berishës.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy