Grupi kriminal fshehu armët/ U alarmuan pas dëshmisë së dhënë nga dy vëllezërit Beqiraj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grupi kriminal fshehu armët/ U alarmuan pas dëshmisë së dhënë nga dy vëllezërit Beqiraj

Pas dëshmisë së dy vëllezërve Beqiraj si dhe nga informacionet e siguruara nga agjentët në terren, komisariati numër 4 kishte rënë në gjurmët e arsenalit të armëve, që u gjet pasditen e së mërkurës në afërsi të 5 Majit në Tiranë.

 

Burime policore shprehen se hetuesit kishin të dhëna të mëhershme për aktivitetin kriminal. Por, dalja e dëshmisë së Indrit dhe Gentjan Beqirajt, që rezultuan vrasës me pagesë, ka bërë që autorët të frikësohen dhe të mbledhin një pjesë të arsenalit të armëve që më pas e fshehën në një gropë të mbuluar me shkurre. Por, largimi pa gjurmë vështirësoi punën e policisë për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

 

Advertisement

Armët ishin futur në thasë ku u gjetën 73 fishekë luftarakë të kalibrit të madh, 150  krehëra , pjesë armësh automatike, 2 pajisje optike për armët si dhe 4 targa, nga të cilat 2 ishin angleze, 1 italiane dhe 1 targë plastike shqiptare.

 

Armët dhe municionet e gjetura janë dërguar në laboratorin e policisë kriminale për ekzaminim, për të provuar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

 

Advertisement

Ka dyshime të forta se këto armët mund të kenë lidhje edhe me bazat e tjera, që janë zbuluar më herët nga policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy