Hapen 100 vende pune në Policinë Bashkiake/ Veliaj: Shtojmë shërbimin edhe në periferi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapen 100 vende pune në Policinë Bashkiake/ Veliaj: Shtojmë shërbimin edhe në periferi

Hapen 100 vënde punë pranë strukturave të policisë bashkiake për të gjithë ata djem dhe vajza që duan të bëhen pjesë e uniformave blu. Erjon Veliaj tha se synohet te rritet skuadra e policise me qellim qe te ofrohet sherbimi cilesore si ne qender ashtu edhe ne zonat periferike.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

 

“Duam që ta rrisim skuadrën e Policisë Bashkiake, të kësaj familje që bën një nga punët më të vështira në këtë qytet, me 100 djem dhe vajza të rinj. Duam ta ofrojmë shërbimin njësoj, si në Ndroq, ashtu edhe në Linzë, si në Kashar ashtu edhe në km 29 të Krrabës, ku ndahemi me Elbasanin. Po mbi të gjitha, për fluksin e shtuar të të huajve, delegacioneve, miqve të Shqipërisë dhe të Tiranës, që do të vijnë për rastin e madh ku ne jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë.

 

Një detyrë  e re per policine bashkiake është edhe garantimi i mbarëvajtjes se mbi 1000 aktiviteteve të planifikuara nga bashkia në kuadër të kryeqytetit europian të rinisë.

Advertisement

 

“Nuk mjafton vetëm që të jenë të sjellshëm, që është shumë e rëndësishme, nuk mjafton që të jenë vetëm të vendosur dhe të rreptë, por duhet të dinë edhe Anglisht, të dinë të orientojnë një turist të huaj, të ndihmojnë dikë që mund të jetë i huaj dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore

 

Erjon Velaij theksoi se policia bashkiake tashmë ka një flotë të modernizuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy