Bëni Like Struga.info në Facebook


Hapet Laboratori i ri i Anatomisë Patologjike në QSUT/ Manastirliu: Analizat për sëmundjet tumorale, me standarde europiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapet Laboratori i ri i Anatomisë Patologjike në QSUT/ Manastirliu: Analizat për sëmundjet tumorale, me standarde europiane

Modernizohet Shërbimi i Anatomisë Patologjike me ndërtimin e laboratorit të ri me standarde europiane, një investim i sapopërfunduar në kuadër të transformimit të rrjetit të laboratorëve publikë në vend.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pa nga afër Laboratorin e ri të Shërbimit të Anatomisë Patologjike, i investuar me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë, duke e konsideruar një hallkë shumë të rëndësishme të diagnostifikimit në kohë të sëmundjeve tumorale.

 

Advertisement

“Ky investim është shumë i rëndësishëm për sa i përket diagnostikimit në kohë të sëmundjeve tumorale dhe trajtimit efektiv të sëmundjeve. Me Shërbimin e Anatomisë-Patologjike që tashmë do të ketë me të vërtetë një hop cilësor për sa i përket kohës së përgjigjes, për sa u përket biopsive, imunohistokimisë, patologjive dhe të gjitha ekzaminimeve që ofrohen, numrit vetë, pra volumit të punës, i cili do të rritet sepse më shumë analiza do të kryhen dhe shpejtësia dhe automatizimi i proceseve garanton që të kemi më shumë mundësi për të bërë më shumë volum të analizave laboratorike. Dhe kjo është një garanci për qytetarët, për të marrë shërbim në kohë, shërbim më të shpejtë, shërbim shumë cilësor sepse në të gjitha spitalet ku këta laboratorë do të shtrihen kështu sikurse është dhe në QSUT, do të ketë të njëjtin standard”, tha Manastirliu.

 

Duke folur për modernizimin e këtij shërbimi, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:

 

Advertisement

“Edukimi në vazhdim nëpërmjet rrjetit të Anatomisë-Patologjike të digjitalizuar do të bëhet shumë më i lehtë sepse do të ketë një komunikim në kohë reale mes mjekëve të anatomo-patologëve në vend”- tha Manastirliu.

 

Drejtuesja e Shërbimit të Anatomisë Patologjike foli për rëndësinë e këtij investimi, kur tha se tashmë testet imunohistokimike do të garantohen në kohë për të gjithë pacientët, duke e quajtur këtë laborator si “të gjeneratës së re”.

 

Advertisement

Laboratori i ri i Anatomisë Patologjikë në QSUT do t’u shërbejë rreth 15 mijë pacientëve në vit dhe do të jetë një laborator bërthamë për të gjithë shërbimin e Anatomisë Patologjike në vend. Ky investim është pjesë e investimit për modernizimin e rrjetit të laboratorëve publikë në vend dhe rritjes së gamës së analizave që ofrohen falas për qytetarët, me të njëjtin standard në çdo spital. Vetëm përgjatë vitit 2022, janë më shumë se 500 mijë pacientë të shërbyer në spitalet publike, në sistemin me shtretër, në sistemin ambulator dhe në shërbimet e urgjencës, të cilët kanë kryer me cilësi dhe standarde europiane analizat laboratorike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy