Hapet spitali i ri i Pediastrisë/ Rama-Manastirliu: QSUT do të bëhet kompleksi më modern spitalor në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapet spitali i ri i Pediastrisë/ Rama-Manastirliu: QSUT do të bëhet kompleksi më modern spitalor në rajon

Spitali i ri i pediatrisë në QSUT hapi sot dyert për pacientët e vegjël.

 

Kjo strukturë e re përmban 3 shërbime të rëndësishmë si Urgjenca, Reanimacioni dhe Kirurgjia. Gjatë inaugurimit ministrja Manastirliu u shpreh se spitali shwnon një kapitull të ri për shërbimim shëndetësore të fëmijëve në rang vendi.

 

Advertisement

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROTJES SOCIALE

 

Ky është mirëfilltazi një projekt modernizimi shërbimi për përkujdesin cilësor ndaj shëndetit të fëmijëve, Ky spital i ri, mban tre shërbimet esenciale, pa të cilat asnjë spital nuk do funksiononte dot: Kemi një shërbimi të ri të urgjencës pediatrike, me kapacitete të dyfishuara Kemi në hyrje të urgjencës zona të dedikuara, një korsi emergjence apo fast-track, dhe një korsi të veçante për vizitat rutine në urgjencë. Shërbimi i ri i reanimacionit, një strukturë unike në nivel kombëtar, do të ketë tashmë kapacitete të dyfishuara me pajisje të rinovuara dhe shërbimi i kirurgjisë infantile, me katër salla operacioni me teknologji të lartë.

Advertisement

 

 

Kryeministri Rama, i pranishëm gjatë inaugurimit të pediatrisë, tha se QSUT do të vijojë modernizimin edhe në shërbime të tjera.

 

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

Advertisement

Sipas parashikimeve brenda këtij mandati ne përmbyllim çdo pjesë të QSUT-së që ka nevojë të hyjë në këtë standard dhe QSUT kthehet në kompleksin më të madh dhe më modern spitalor të rajonit, jo të Shqipërisë

 

Investimi në kompleksin pediatrik do të vijojë me rehabilitimin e godinës ekzistuese dhe në total për dy fazat e projektit, vlera e financimit është 15 milion euro.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy