Hapet rruga Elbasan-Librazhd, shirat sollën rënie inertesh në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapet rruga Elbasan-Librazhd, shirat sollën rënie inertesh në rrugë

Reshjet e dendura të shiut sollën probleme të mëdha në orët e mbrëmjes së të premtes në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit.

 

Një pjesë e këtij aksi u bllokua  si pasojë e inerteve, duke krijuar edhe trafik.

 

Advertisement

Fadromat punuan duke bërë të mundur hapjen e rugës në  të dyja krahët, vetëm në orët e para të mëngjesit.

 

Ndërkohë po vazhdon puna për pastrimin e inerteve të rëna nga mjetet dhe punonjesit e firmave kontraktuese.

 

Advertisement

Krahas këtij aksi, situata u paraqit problematike edhe në rrugët Librazhd-Stebleve, Elbasan-Gjinar dhe Gramsh-Moglice.

 

Aktualisht rruga vazhdon të jetë e bllokuar vetëm në aksin Gjinar-Zavaline për shkak të një masivi shkembor i cili ka bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy