Haradinaj-Kurtit: Shet patriotizëm në negociata dhe heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendorë prej Serbisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Haradinaj-Kurtit: Shet patriotizëm në negociata dhe heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendorë prej Serbisë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për shfuqizimin e vendimit për marrjen e masave mbrojtëse antidamping për mbrojtjen e industrisë së materialit ndërtimor që kishte marrë ai derisa ishte në krye të ekzekutivit.

Haradinaj e ka quajtur këtë vazhdimësi të mashtrimit të Kurtit.

“Mashtrimi vazhdon! Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendorë nga prodhimet serbe”.

“Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendorë të Kosovës. Mjaft mashtrimit!”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy