“Harrohen” korrupsioni dhe burokracitë, ekonomia po “kërcënohet” nga një tjetër faktor kryesor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Harrohen” korrupsioni dhe burokracitë, ekonomia po “kërcënohet” nga një tjetër faktor kryesor

Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në kërcënimin kryesorë të aktivitetit ekonomik në vend. Madje mund të thuhet se po “harrohet” korrupsioni, informaliteti apo burokracitë dhe kriza e punëtorëve është në top listën e shqetësimeve.

Bledar Mankollari, drejtor i Dhomës Gjermane të Tregtisë  deklaroi në E-ZONE se kanë nisur dhe efektet e  para në tkurrjen e aktivitetit ekonomik

“Janë të pakta, por kanë nisur rastet kur bizneset po stepen në planet e tyre të investimeve pasi nuk gjejnë punëtorë. Kanë bërë planifikim për tu zgjeruar dhe më pas i anulojnë këto plane.  Investitorët e huaj një nga pyetjet dhe kriteret kur kanë interes të investojnë në një treg është pikërisht çështja e fuqisë punëtore dhe kjo ka sjellë stepje”, sqaroi Mankollari në E-ZONE

Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë  tregojnë se bizneset evidentojnë “Mungesën e fuqisë punëtore” si një pengesë serioze dhe me rëndësi në rritje për aktivitetin e tyre. Gjatë vitit 2023, shkalla e rëndësisë së tij është rritur 5 herë në krahasim me vitin 2019, teksa mungesat në fuqinë punëtore kanë prekur të gjithë sektorët e vrojtuar. Për pasojë, pagat në sektorin privat kanë ndjekur një prirje rritëse prej fundit të vitit 2021, ku normat vjetore të rritjes kanë kërcyer nga 6.6% në vitin 2021, në 12.2% në vitin 2022, dhe 13% gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2023./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy