Harta që ngjalli polemika

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Harta që ngjalli polemika

Një hartë e pasaktë e Ballkanit Perëndimor trazon ujërat në Prishtinë dhe Bruksel. I emëruari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ngjallur polemika me një imazh të zyrës së tij të publikuar në twitter.

Në të shfaqet dhe një hartë, ku Kosova është akoma pjesë e Serbisë dhe kufijtë i shënohen me një vijë të hollë. Lidhur me këto polemika ka ardhur edhe reagimi zyrtar i BE-së që e konsideron pretendimin të pavend dhe të rremë.

“Kjo hartë zyrtare e BE-së është në linjë me qëndrimin tonë për statusin neutral. I rekomandoj çdokujt që të fokusohet në çështje reale që ndihmojnë në avancimin e dialogut për normalizim, në vend që të përpiqen të shpikin histori false” , u shpreh Peter Stano, zëdhënës i KE.

Një reagim për hartën pati dhe profesori i shkencave politike të universitetit katolik në Lilë të Francës, Loïc Tregoures.

Advertisement

“Lajcak ka një detyrë të vetme: të arrijë një zgjidhje për Serbinë dhe Kosovën, një konflikt plot me simbole dhe dimensione shumë konkrete si kufijt dhe territori. Atëherë si dreqin mund të ketë një hartë të tillë të rajonit pas tij?! Vendos dy harta ose asnjë” u shpreh ai.

Kritika ndaj Lajçak pati edhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, analisti, Florian Bieber, i cili e konsideroi vendosjen e hartës së pasaktë, “një gafë” të zyrtarit të BE-së. Gjithashtu, edhe analistë të ndryshëm në Kosovë kërkuan ndryshimin e Imazhit dhe kërkimin e një falje publike.

Ndërkohë, Lajçak ka ngjallur polemika edhe në të kaluarën me deklaratat e tij, ndërsa vendi i tij i origjinës, Sllovakia, nuk e njeh ende Kosovën si shtet i pavarur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy