Haxhimali: Rritja e pagave në pushtetin lokal  duhet të shoqërohet me siguri në punë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Haxhimali: Rritja e pagave në pushtetin lokal  duhet të shoqërohet me siguri në punë

Eksperti për çështjet vendore Agron Haxhimli thotë se vendimi për të rritur pagat dhe në pushtetin lokal është një lajm i mirë, pasi motivon punonjësit.

Por çdo rritje page duhet të shoqërohet me produkutivitet, në të kundërt do të ishte thjesht një kosto më shumë për buxhetin. I ftuar në emisionin E-ZONE në Vizion Plus, Haxhimali tha se ka nevojë të ofrohet edhe siguri për vendin e punës në administratën publike.

“Nëse këto janë punësime, do të jenë sezonale, periodike, një herë në dy vjet për zgjedhjet vendore dhe një herë në dy vjet për zgjedhje parlamentare, nuk do të kemi stabilitet dhe do të kemi paqëndrueshmëri përsa i përket forcës punëtore. Rriti pagën sa të duash, ai nuk ka siguri në punë. Fakti që një pjesë e borxhit që kanë njësitë vendore, lidhet me vendimet e gjykatave për largime të padrejtë, që është tregues që nuk ka vullnet për t’i trajtuar punonjësit si aset, por ata potencial elektoral. Ky është problemi 30-vjeçar i administratës publike”, tha Haxhimali në Vizion Plus.

Advertisement

Mbetet për tu parë nëse rritja e pagave për bashkitë do të shoqërohet me një performancë edhe më pozitive, në mënyrë që qytetartit t’i shërbehet më mirë nga qeverisja  vendore./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy