Heqja e mandatit/ PS kërkon kohë për kërkesën për Xhaçkën: S’kemi pasur kohë ta shohim, ishim jashtë Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Heqja e mandatit/ PS kërkon kohë për kërkesën për Xhaçkën: S’kemi pasur kohë ta shohim, ishim jashtë Shqipërisë

Në mbledhjen e Këshillit të Mandeteve po diksutohet për kërkesëqn e PD për heqjen e mandatit të ministres së Punëve të Jashmte, Olta Xhaccka.

Fillimisht fjalën e mori deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i cili tha se nga 1/10 e deputetëve të parlamentit është kërkuar pavlefshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Advertisement

“Kërkesa është e nënshkruar nga 14 deputetë. Përveç depozitimit të mocionit, janë të bashkëlidhur dhe faktet dhe provat përkatëse, vendimet e Komisionit të Investimeve strategjike, dhënien e statusit të investitorit strategjik të shoqërisë që ka lidhje me znj. Xhaçka. Ekstratet nga institucionet që përcaktojnë kush është administratori i shoqërive përkatëse. Kërkesa i ka të gjithë elementët. Janë përcaktuar qartësisht dispozitat ligjore, shkelja e tyre, analiza e fakteve dhe pjesa e provave. Sa i përket shtjellimit të përmbajtjes, do ta bëjë z. Korreshi”, tha Alibeaj.

Ndërkohë, Klotilda Bushka kërkoi shtyrjen e mbledhjes për një datë tjetër. Ajo bëri me dije se ajo vetë por edhe kolegë të tjerë si Ermonela Felaj kanë qenë jashtë Shqipërie, të angazhuar në konferenca ndërkombëtare kur është bërë kërkesa.

Advertisement

“Do të ishte në seriozitet të punës së këtij këshilli që të gjithë kolegët të lexojnë materialet para fillimit të prezantimit të kërkesës. Kërkesa ka ardhur në datën 20 kohë kur ne nuk kemi qenë në Tiranë, ndaj do kërkoja që ta shtyjmë në mbledhjen tjetër prezantimin dhe diskutim për këtë çështje, që edhe kolegët ta lexojnë siç duhet”, tha ajo.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy