Himara pa kryetar bashkie, prefekti Tavo: I takon këshillit bashkiak të caktojë një nga nënkryetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Himara pa kryetar bashkie, prefekti Tavo: I takon këshillit bashkiak të caktojë një nga nënkryetarët

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues.

Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14 majit, Fredi Beleri ndodhet pas hekurave deri në një vendim të formës së prerë për akuzën e shitblerjes së votave.

Ndërsa ai në detyrë Jorgo Goro dha dorëheqjen një ditë më parë pas një hetimi dhe akuzë zyrtare nga SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në tjetërsimin e disa pronave në bregdetin të Dhërmiut.

Në këtë situatë këshillit bashkiak i duhet të caktojë një drejtues të ri të përkohshëm. Sipas ligjit detyra i kalon atij që mban pozicionin e nënkryetarit të bashkisë: por në rastin e Himarës, janë dy nënkryetarë, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.

Advertisement

Parlamentit vendor tashmë i bie barra për të përcaktuar sipas ligjit për pushtetin vendor, kryetarin e ri në detyrë.  Prefekti i qarkut të Vlorës,Vangjel Tavo, duke iu  referuar nenit 61 të ligjit për caktimin e kryetarit të bashkisë në rast vakance, shpjegoi:

“Tani këshilli bashkiak mblidhet , në rast kur ka vetëm një kryetar ai del automatikisht në detyrë, por ne këtë rast kemi dy, këshilli i bashkisë cakton një nga këta.  Nuk ka zgjedhje, ligji thotë cakton, se nëse do të ketë zgjedhje do ketë si zakonisht kuti e fletë votimi, por kur thuhet  cakton pra vetë këshilli cakton, se si e dinë vetë ata”, tha Vangjel Tavo.

Për të mësuar se cili do të jetë drejtuesi i ri i bashkisë Himarë, në rastin më të mirë qytetarët do të presin deri nesër kur është parashikuar edhe mbledhja e radhës e këshillit bashkiak. Por nëse kjo pikë nuk do të diskutohet në rendin e ditës, atëherë do të duhet të pritet e hëna për të parë se si do të zgjidhet ngërçi  në bashkinë e Himarës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy