Socialistët marrin mazhorancën e këshillit bashkiak në Dimal dhe Kolonjë, surprizon Partia Agrare Ambjentaliste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfundon numërimi i votave për këshillin bashkiak Dimal,në KZAZ 63.

 

Bashkia Dimal ka 21 Mandate.

 

Advertisement

Rezultatet janë si më poshtë:

1. Partia Socialiste 11 mandate.
2. “Bashkë Fitojmë” 3 mandate.
3. Partia Demokratike, 4 mandate.
4. Partia Agrare Ambjentaliste 1 mandat.
5. Partia Social Demokrate 1 mandat.
6. Partia Republikane 1 mandat.

 

E njejta situate edhe ne Kolonje.Pas mandatit të kryebashkiakut Erion Isai, socialistët kolonjarë kanë siguruar edhe mazhorancën e këshillit me 15 anëtarë 10 prej të cilëve do t’i ketë  selia rozë.

Advertisement

 

Pas numërimit të votane për këshillin bashkiak të kolonjës koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk ka siguruar më shumë se 2 mandate po aq sa ka edhe partia Agrare Ambjentaliste e cila ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve për Këshillin Bashkiak.

 

Një mandat në këshillin me 15 mandate të kolonjës i ka shkuar partisë republikane.

Advertisement

 

Nga ana tjetër Pali Kolefski në bashkinë e Pustecit, pas mandatit të siguruar nuk ka arritur të fitojë mazhorancën e këtij këshilli, për këtë do t’i duhet të bëjë aleancë me partitë e tjera një prej të cilave mund të jetë partia Agrare Ambientaliste me 3 mandate të fituara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy