Hodhën flakadanë e kapsolla në protestë/ Arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hodhën flakadanë e kapsolla në protestë/ Arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët kanë kryer veprimë të kudraligjshme gjatë protestës së opozitës në 13 shkurt.

 

 

Të dy shtetasit kanë hedhur kapsollë e flakadanë e si pasojë mbetën të lënduar dy punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

 

 

Në kërkim është shpallur edhe një person tjetër ndërsa, për shkak të moshës është proceduar në gjendje të lirë edhe një 16-vjeçar.

 

Advertisement

 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në datën 13 shkurt 2023, arrestuan shtetasit:

– J. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Krujë dhe D. P., 19 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 16-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. A., 30 vjeç.

Advertisement

Këta shtetas, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë. Si pasojë e këtyre veprimeve, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme, gjatë tubimit të datës 13 shkurt 2023.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy