Holanda: BE të hapë negociatat për Shqipërinë/ Rama: Rajoni në rrezik nga forca të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Holanda: BE të hapë negociatat për Shqipërinë/ Rama: Rajoni në rrezik nga forca të tjera

Dikur ishte kundër, sot Hollanda i kërkon Bashkimit Evropian të hapë negociatat anëtarësuese me Shqipërinë. Nga Tirana, kryeministri hollandez Mark Rutte i bëri thirrje Brukselit se është koha që BE të tregohet e drejtë me Shqipërinë, pasi i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara, veçmas në zbatimin e reformës në drejtësi.

 

MARK RUTTE

KRYEMINISTER I HOLANDES

Advertisement

 

Është e drejtë që të nis konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Do të ishte e drejtë, ju keni bërë kaq shumë përparime. Progresi që është arritur në 5 vite e fundit ka qenë aq i madh sa bëri të mundur për ne që të themi “Po”. Ne duam që ky Rajon të ketë perspektivën e bashkimit Evropian, sepse jemi miq, fqinjë dhe sepse të tjerët jashtë rajonit mund të kenë të tjera qëllime.

 

Po aq me një qëndrim ndryshe u shfaq edhe kryeministri Edi Rama. Nga një kritikues i BE-së, u deklarua mirëkuptues ndaj saj dhe procesit të komplikuar të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në klubin evropian.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Besoj që BE ka shumë nevojë për Ballkanin Perëndimor. Bashkimit Evropian nuk i duhet një Ballkan Perëndimor ku ka konflikte, nuk i duhet një Ballkan Perëndimor ku ndjenja e mërzisë apo ndjenja e tradhtisë nga ana e Bashkimit Evropian të prevalojë. Nuk i duhet një Ballkan Perëndimor ku forca të tjera të gjejnë terren sepse ne jemi brenda Bashkimit Evropian fizikisht.

 

Nisjen e negociatave integruese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të dy kryeministrat e theksuan si të domosdoshme për Ballkanin Perëndimor, nisur edhe nga situata që po zhvillohet në Bosnjë Hercegovinë, ku kërcënimi për konflikt është aty.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nuk besoj, se jemi në prag të shpërthimit të një konflikti, por besoj se këto janë simptoma të rrezikshme, që duhen marrë me shumë seriozitet dhe besoj se nuk janë dy rrugë, siç e tha dhe kryeministri, nuk duhet të jetë një po dhe një jo, të paktën, midis hapave të integrimit, por ndërmjet hapave të integrimit si proces formal negociatash, duhet së bashku të krijojmë hapësira për t’u dhënë mundësi grupeve të ndryshme të shoqërisë

Advertisement

 

MARK RUTTE

KRYEMINISTER I HOLANDES

 

Advertisement

Unë jam i shqetësuar për Bosnjën pasi duket sikur serbët e Bosnjës në këtë moment po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit dhe kushtetutën e Bosnjës. Po punojmë për të mos lejuar që sistemi politik në atë vendet të ndahet. Ana negative është një influencë në rritje e Rusisë dhe Kinës dh ne duam që këtu të jetë e pranishme influenca e BE dhe jo ajo ruse dhe kineze.

 

Si mekanizëm në funksion të ruajtjes së paqes dhe zhvillimit ekonomik në rajonin e Ballkanit, kryeministri holandez Mark Rutte vlerësoi “Ballkanin e Hapur”, madje ftoi Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën të bëhen pjesë e tij.

 

Advertisement

MARK RUTTE

KRYEMINISTER I HOLANDES

 

Ne jemi në favor të integrimit rajonal për aq kohë sa është i hapur për këdo. Unë e kuptoj që është shumë i hapur edhe për Malin e Zi, Kosovën, Bosnje Hercegovinën që të bëhen dhe ata pjesë sepse ndihmon po kështu të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit, në mënyrë që të bëhet një lloj hapësire për atë çfarë ndodh më tej.

Advertisement

 

Pas Tiranës, ku pati një vizitë edhe në mjediset e piramidës që po shndërrohet në një qendër të teknologjisë, Mark Rutte udhëton drejt Shkupit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy