Hyseni: E njeh këtë në foto? Cesa mik i Bashës. Daci: Pazaret nuk bëhen me liderin e opozitës!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hyseni: E njeh këtë në foto? Cesa mik i Bashës. Daci: Pazaret nuk bëhen me liderin e opozitës!

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mash trim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit ‘Detyrim paraqitje’.

Të ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, deputeti i PS-së, Alket hyseni dhe juristi Jordan Daci u përplasën teksa në ekran shfaqej një foto ku shihej Nard Ndoka dhe Lorenzo Cesa, eurodeputeti i përmendur në përgjime.

Alket Hyseni: E njeh atë? Është i joni ai? Ai zotëria dhe shefi i tij janë miq të liderit të opozitës

Jordan Daci: Po ç’lidhje ka lideri i opozitës?

Advertisement

Alket Hyseni: Tani këta akuzohen se kanë lidhje me Ndraghetën, miqtë e liderit të opozitës.

Jordan Daci: Pazaret me kë I kanë bërë? Me liderin e opozitës?

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy