
Qerim Ismailaj, kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar nga SPAK me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i
formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal.
.
Por ai ka përfituar 1/3 ulje dënimi duke e çuar në 4 muaj burgim.
Ky dënim iu konvertua Qerimajt me shërbim prove, 40 orë pune në komunitet.
Advertisement
Ky vendim është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Kryebashkiaku socialist i denoncuar nga Partia Demokratike, u dënua në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg për rrahjen e një personi.
Advertisement