I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve, arrestohet i shumëkërkuari, Eduart Kurti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve, arrestohet i shumëkërkuari, Eduart Kurti

Policia ka vënë në pranga të shumëkërkuarin, Eduart Kurti, i dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm. 48-vjeçari akuzohet si autori i vrasjes së dy vëllezërve, Iglend dhe Sokol Haxhiali.

 

Ngjarja e rëndë është shënuar në fundin e vitit 2012, ndërsa dy viktimat ndodheshin në automjetin e tyre.

 

Advertisement

Ekzekutimi i tyre u bë në bulevardin “Bajram Curri”, ku Kurti qëlloi me plumb në kokë Nikola dhe Inglent Haxhialiun, 41 dhe 44 vjeç. Shkak i kësaj vrasjeje horror ishte borxhi që vëllezërit i kishin Kurtit.

 

Bëhet fjalë për një shumë 200 mijë dollarë, të cilët Kurti dyshohet t’ua ketë dhënë vëllezërve. Paratë ishin dhënë disa kohë para vrasjes dhe viktimat duhej që t’ia kthenin autorit të dyshuar në kohën e duhur, ku përveç kësteve përfshiheshin edhe përqindjet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy