I lidhur me grupet kriminale në Tiranë dhe i përfshirë në trafikun e kokainës/ Prokuroria kërkon sekuestrim të pasurive Altin Gegës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I lidhur me grupet kriminale në Tiranë dhe i përfshirë në trafikun e kokainës/ Prokuroria kërkon sekuestrim të pasurive Altin Gegës

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Altin Gegës, i cili është i lidhur me grupet kriminale në Tiranë si dhe i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali, Holandë dhe Gjermani.

 

Gega i cili u arrestuar në datën 27 korrik 2021 për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

Advertisement

Paraprakisht nga informacionet e mbledhura në rrugë operative si dhe pas një pune të gjatë, janë identifikuar pasuritë familjare, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike nga Altin Gega dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

 

“Duke qenë se pasuritë e evidentuara gjatë hetimit të kryer që janë në pronësi të Altin Gegës dhe familjareve të tij, kanë rrezik të tjetërsohen, të asgjësohen, të dëmtohen, të transferohen/ transportohen apo çdo rast tjetër që dyshohet se mund të rrezikohet zbatimi i një mase të mundshme sekuestroje, është e domosdoshme që pasuritë e identifikuara në emër të Altin Gegës, lindur dhe banues në Tiranë t’i nënshtrohen sekuestros, pasi plotësohen të gjitha kriteret ligjore të analizuara më lart”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

 

Advertisement

Pasuritë që kërkohen të sekuestrohen:

 

Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N4, me sipërfaqe 465.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G. dhe Sh.G;

 

Advertisement

Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N2, me sipërfaqe 149.25 m2, në pronësi të shtetasve G. G dhe Sh.G;

 

Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+3-N4, me sipërfaqe 659.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G dhe Sh.G;

 

Advertisement

Zona Kadastrale nr 3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 76/42, me sipërfaqe 1400 m2, në pronësi të shtetasit G.G., me nr identifikimi numër personal ID G21127076S, e regjistruar në datë në datë 09.12.2020;

 

Zona Kadastrale nr.3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 493/25, me sipërfaqe 1580 m2, në pronësi të shtetasit G. G.; dhe

 

Advertisement

Zona Kadastrale nr.8110, lloji i pasurisë TRUALL me nr Pasurie 3/455, me sipërfaqe 248.1 m2, në pronësi të shtetasit G. G. Pasuria është fituar me leje legalizimi nr. 1230170 datë 27.07.2018 që është godinë banimi 4 kate me sipërfaqe kati perdhe 98.2 m2, sipërfaqe e katit të parë 107.3 m2, sipërfaqe verande 19.4 m2, kati i dytë 89.7m2, sipërfaqe verande 41.6m2, sipërfaqe e katit të tretë 82.5m2 dhe sipërfaqe verande 48.8m2.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy