Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën ndaj kirurgut, Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafik të të miturve dhe pornografi. Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e palës mbrojtëse për t’u njohur me aktet.
Dervish Hasi u arrestua pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, për të cilën pretendoi se është bashkëshortja e tij. Denoncimi mbi rastin u bë nga vetë prindërit e të miturës./vizionplus.tv/
Advertisement