I mbijetoi masakrës së Kosovës, nënkryetarja e parlamentit rrëfen historinë tronditëse si iu shpëtoi 16 plumbave dhe humbi 8 familjarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevci i mbijetoi 16 plumbave dhe humbi tetë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit e saj, gjatë goditjes brutale ushtarake të Serbisë ndaj shqiptarëve etnikë në krahinën e saj në atë kohë jugore në 1998-99.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer e emocionuar historinë e saj, nga vrasja e familjarëve deri te momenti kur ka dëshmuar në gjykatë dhe pranë ka pasur vrasësin:

Ne kemi qenë me fat si familje në shumë aspekte. E para kemi pas mundësi të shkojmë në Angli për tu shëruar, se bashku më fëmijët e axhës.

Kam qene 13 vjeçare dhe kam humbur 8 anëtarë të familjes. Me ne ka qenë edhe familja e shokut të babës, i cili ka humb shtatë anëtarë.

Advertisement

Në fakt në atë kohë ishim unë me fëmijët e axhës, unë sapo kisha mbushur 18 vjeçe, ndërsa ata ishin nën moshë dhe e vetmja mënyrë ishte të dëshmonim në gjykatë.

Njëri nga të akuzuarit në atë kohë ka qenë në Kanada dhe është njoftuar, teksa dy vite më vonë është ekstraduar. Më kujtohet shumë qartë dita kur kam dëshmuar pasi personi që i ka kryer këto krime familjes sime ka qenë ulur shumë afër dhe nuk jam ndjerë mirë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy