I mori rrjedha e lumit/ Gjenden të pajetë pas 16 orësh kërkimesh babë e bir në Bogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I mori rrjedha e lumit/ Gjenden të pajetë pas 16 orësh kërkimesh babë e bir në Bogë

Janë gjendur pas 16 orë kërkimesh intensive, babë e bir, të cilët i mori rrjedha e lumit ditën e djeshme në Bogë.

 

Babai, së bashku me vajzën dhe djalin ishin duke lëvizur me makinë, kur rrjedha e lumit i mori para. Vajza arriti të dilte dhe të shpëtonte, ndërsa trupat e tyre mbetën në ujë.

 

Advertisement

Policia njofton se babë e bir u gjendën në gjatësinë e përroit në Bogë.

 

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë

 

Advertisement

Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

 

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy