I përfshirë në trafik droge dhe armës/ Arrestohet në Kolumbi shqiptari i shumë kërkuar identifikohet nga tatuazhi në krah

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I përfshirë në trafik droge dhe armës/ Arrestohet në Kolumbi shqiptari i shumë kërkuar identifikohet nga tatuazhi në krah

Deniz Klironomi (Floroiu), një nga personat e shumëkërkuar nga policia shqiptare, është arrestuar nga autoritetet kolumbiane.

 

I njohur ndryshe edhe me nofkën ‘Gucci’, ai mendohet të jetë pjesë e grupit ‘Los Pachenca’, që merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

 

Advertisement

Shqiptari nga Durrësi ishte vënë në shënjestër nga Interpol që në fund të vitit 2020, kur morën informacione se një trafikant droge kishte mbërritur në gjirin verior të Kolumbisë.

 

Ai kishte mundur t’i shpëtonte disa herë prangave, duke përdorur strategjinë e ndërrimit të vendbanimit pothuajse çdo muaj.

 

Advertisement

Por pas shumë muajve kërkimesh, 45-vjeçari është pikasur dhe vënë në pranga në një apartament në Barranqiulla.

 

Tatuazhi që kishte në krahun e majtë e bëri më të lehtë punën e policisë për të bërë identifikimin e tij.

 

Advertisement

Ndërkohë, Deniz ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi është dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentative.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy