I shkaktuan shtetit 30 mln lekë dëm, 4 zyrtarët e bashkisë Korçë shkelën procedurën për 20 leje ndërtimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shkaktuan shtetit 30 mln lekë dëm, 4 zyrtarët e bashkisë Korçë shkelën procedurën për 20 leje ndërtimi

Dalin detaje të reja nga procedimi i dy drejtorëve dhe dy specialistëve në bashkinë e Korçës, të cilët janë akuzuar nga prokuroria e Korçës për shpërdorim detyre duke i shkaktuar një dëm ekonomik arkës së shtetit prej 30 milion lekësh.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit thanë se janë gjetur shkelje në procedurën e lejeve të ndërtimit për 20 subjekte.

Sipas të njëjtit burim të proceduarit nga ana e prokurorisë, për qëllime përfitimi personal i kanë dhënë leje ndërtimi objekteve të deklaruara, leje që kanë qenë për shtëpi banimi ndërkohë që këto subjekte janë shfrytëzuar për tregti.

Taksat e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit ndërkohë që për objektet e shërbimit dhe tregëtisë kjo taksë është 8% e vlerës së investimit

Advertisement

Hetimi ndaj 4 punojësve të bashkisë së Korçës mësohet se ka filluar me indicie nga organet ligjzbatuese.

Gjykata e Korcës ka njohur të 4 të proceduarit me masat e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje” si dhe pezullim nga funksionet që mbanin.

Bëhet fjalë për Zhaneta Lubonja, drejtore e planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të territorit, Ermal Gjermani përgjegjës i këtij sektori pranë kësaj drejtorie,Olvas Petro, specialist i buxhetit me cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë si dheSoniel Prifti, drejtor i drejtorisë së taksave dhe tarifave vendore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy