I shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal/ Arrestohet në Itali 33-vjeçari (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal/ Arrestohet në Itali 33-vjeçari (EMRI)

Ramazan Grada është 33-vjeçari shqiptar që u arrestua në Itali nga Interpol.

 

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme si pjesë e një grupi kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Në datat 29.03.2019 dhe 05.04.2019, Grada në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro.

 

Interpol Tirana

 

Advertisement

Shkëmbimi i informacionit në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe homologëve italianë, bëri të mundur kapjen në Itali të një 33-vjeçari të kërkuar ndërkombetarisht si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, 33-vjeçari, shtetasi i tretë i kërkuar ndërkombëtarisht që vihet në pranga falë bashkëpunimit me partnerët.

 

Advertisement

Si rezultat i i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore italiane, u bë i mundur lokalizimi, kapja në Itali dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

 

– R. G., 33 vjeç.

 

Advertisement

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Nga veprimet hetimore të kryera me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të 33-vjeçarit, ka rezultuar se në datat 29.03.2019 dhe 05.04.2019, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro.

 

Advertisement

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për esktradimin e shtetasit R. G., drejt Shqipërisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy