I shumë kërkuar nga Policia/ Kapet në Itali dhe ekstradohet në Tiranë Besnik Lamçja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shumë kërkuar nga Policia/ Kapet në Itali dhe ekstradohet në Tiranë Besnik Lamçja

Besnik Lamçja, i shpallur në kërkim për disa vepra penale, është arrestuar në Itali dhe më pas është ekstraduar drejt Shqipërisë.

 

Lamçja ishte dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me armë”, kryer në

 

Advertisement

bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Në vitin 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, për vendodhjen e një personi shumë të kërkuar, si dhe falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë e mundur kapja në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Advertisement

– Besnik Lamçja, 40 vjeç.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy