I vendos flakën makinës së parkuar në Korçë/ Autori digjet edhe vetë, ja detajet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I vendos flakën makinës së parkuar në Korçë/ Autori digjet edhe vetë, ja detajet

Një makinë është përfshirë nga flakët rreth orës 01:10 të mëngjesit të kësaj të enjte.

 

Djegia e mjetit dyshohet të jetë e qëllimshme.

 

Advertisement

Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nuk njihet si person me precedentë penalë.

 

Burime bëjnë me dije se gjatë kqyrjes së kamerave të sigurisë, shihet një person që i ve zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse, ndërsa ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit.

 

Advertisement

Deri më tani autori nuk është identifikuar, nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të juglindjes.

 

Korçë/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy