I vihet tritol banesës së Altin Lamçes në Lushnjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I vihet tritol banesës së Altin Lamçes në Lushnjë

Lushnja është tronditur mbrëmjen e kësaj të mërkure nga një shpërthim me eksploziv. Mësohet se lënda plasëse është hedhur në banesën ku banon Altin Lamçe.

 

Shtëpia ku banon Altin Lamçe është në pronësi të Albert turkut, kunatit të tij. Banesa ndodhet në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Kjo është hera e tretë që ndaj kësaj banesë hidhet lëndë plasëse.

 

Advertisement

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy