I vodhën një të huaji para me dhunë/ Arrestohen tre të rinj në Sarandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I vodhën një të huaji para me dhunë/ Arrestohen tre të rinj në Sarandë

Tre të rinj janë arrestuar në Sarandë, pasi i kanë vjedhur me dhunë  një shtetasi të huaj një shumë parash.

 

Policia e Sarandës është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka bërë të mundur kapjen e tre të rinjve, K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë.

 

Advertisement

Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumën e parave të vjedhura dhe tre celularë.

 

Sarandë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Road”.

 

Advertisement

I vodhën me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të punonjësve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 3 bashkëpunëtorët.

 

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

 

– K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy