Identifikohen autorët e zjarrvënieve në Fier, 5 në pranga dhe 1 në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Identifikohen autorët e zjarrvënieve në Fier, 5 në pranga dhe 1 në kërkim

Policia ka identifikuar autorët e 9 zjarrvënieve të ditës së shtunë në Fier. Raportohet se 5 prej tyre janë prangosur dhe 3 të tjerë janë proceduar të lirë. Gjithashtu, një person është shpallur në kërkim.

 

Në Fier u arrestuan për zjarrvënie shtetasit Aleksandër Doko, Hamit Likaj, Genci Rama, Osman Cjapi, Nolin Çepele.

 

Advertisement

Si pasojë e zjarreve që ndezën, u dogjën sipërfaqe të mbjella me ullinj, pemë frutorë dhe sipërfaqe pyjore.

 

 

Si pasojë e zjarrvënies u aktivizuan 9 vatra zjarri në fshatrat Pishë Poro,  Frashër, Ofiçinë, Marinëz, Jagodinë, Lumth, Goriçaj dhe Remas.

Advertisement

 

 

“ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. J., 79 vjeç, banues në Lumth, F. K., 53 vjeçe, banuese në Lumth dhe N. Z., 62 vjeç, banues në Goriçaj, si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. K., 61 vjeç, banues në Remas, pasi për shkak se kanë ndezur zjarr në tokat në pronësi të tyre, janë djegur një sipërfaqe toke me të mbjella, ullinj dhe pemë frutorë, në pronësi të shtetasve të tjerë” njofton policia.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy