Iku nga Kadastra/ Lame: Kjo është një dhuratë për ditëlindjen time, reforma për pronën s’do bëhej kurrë pa Ramën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iku nga Kadastra/ Lame: Kjo është një dhuratë për ditëlindjen time, reforma për pronën s’do bëhej kurrë pa Ramën

Artan Lame, kryetari i larguar i Kadatrës teksa mori fjalën në prezantimin e drejtoreshës së re Dallëndyshe Bici, foli për punën në të gjithë këto vite.

 

Lame e konsideroi largimin e tij si një dhuratë për ditëlindjen ndërsa vlerësoi edhe punën e qeverisë të bërë në këto vite.

 

Advertisement

Përtej kontributit që kanë persona të veçantë, kjo reformë nuk do ishte marrë kurrë pa Edi Ramën. Askush tjetër nuk do t’i kishte hyrë këtij qeveri përveçse një njeri si ai. Unë nuk e kam vuajtur impostimin e tij në vendimmarrjet e mia.

 

Kemi diskutuar, kam dëgjuar, edhe kemi debatuar por në momentin pas kësaj kam qenë gjithmonë e lirë në vendimmarrjet e mia. Ky ka qenë një sektor që gjithmonë frynte sipas parasë ose politikës.

 

Advertisement

Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin”, tha Lame.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy