
Ish-presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur sot betejën politike si udhëheqësi i Partisë së Lirisë.
Para gazetarëve Meta ka shpjeguar se fokusi i forcës së ringritur mbi themelet e LSI do të jetë beteja kundër korrupsionit.
ILIR META
ISH-PRESIDENT I REPUBLIKES
“Armiku kryesor i lirisë është korrupsioni, dhe është korrupsioni që ka rënduar situatën në mënyrën më dramatike. Është viti i 10 i qeverisjes dhe nuk u ngop duke vjedhur.”
Meta ka shpjeguar se Partia e Lirisë do të jetë gjithëpërfshirëse, duke i lënë mënjanë ndarjet tradicionale e majtë apo e djathtë.
“Liria është e majtë apo e djathtë, Kushtetuta është e majtë apo e djathtë, jemi gjithëpërfshirës. Kam një pyetje sot, ps a është e majtë? Të mos japësh asgjë për qytetaret a je i majtë. Partia e lirisë është një parti patriotike, jo nacionaliste, por patriotike.”
24 orë pasi mori drejtimin e Partisë së Lirisë, Meta është shfaqur i qetë edhe pse asnjë prej përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar nuk e ka uruar.
“Nuk kam asnje shqetesim nese ka apo ka reagim nga nderkombetaret, I vetmi shqetesim eshte kur mbeshtetesit e reformes ne drejtesi nuk reagojne per keto afera. Nuk pres vote nga nderkombetaret une.”
Ne raport me aleancat Meta eshte treguar I qarte se do te bashkepunoje me kreun e PD, Sali berisha, duke perseritur akuzat ndaj Lulzim Bashes. Sipas Metes, bashkepunimi mes kryeministrit Rama dhe Bashes ka nisur prej vitit 2014 per reformen territorial
Ish-presidenti Meta premtoi se beteja ndaj qeverise Rama do te vazhdoje dhe ajo do te rrezohet ose me zgjedhje ose me protesta.