Inceneratorët/ Tabaku debat me Gjiknurin: “Shoku juaj i klasës përfundoi në burg”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inceneratorët/ Tabaku debat me Gjiknurin: “Shoku juaj i klasës përfundoi në burg”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar menjëherë pas akuzave që sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bëri në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ndaj tij duke e akuzuar për shpifje.

 

Bardhi përmes një mesazhi të dërguar kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku ka dërguar videon ku ballafaqohet deklarata e

Gjiknurit në Komision që ka thënë se Mërtirin e njeh vetëm si fytyrë, përballë një deklarate të dhënë në Parlament ku sipas Bardhit, dëgjohet që thotë se “atë e ka pasur shok në shkollë”.

Advertisement

 

Ndërkohë ka pasur debat mes Gjiknurit dhe Tabakut, ku ai e akuzon atë se është e komanduar nga Gazmend Bardhi.

 

Tabaku ka kërkuar nga Gjiknuri që të mos bëjë lojëra fjalësh por të përgjigjet pyetjeve që po bëhen në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Advertisement

 

Pjesë nga debati:

 

Jorida Tabaku: Zoti Bardhi që po na ndjek më ka dërguar videon ku ti deklaron në parlament se Mërtirin e ke pasur shok klase, ndërkohë që thoni se e njef vetëm si fytyrë. Ju bëtë dëshmi të rreme në komision. Çfarë rastësie është që të japësh një kontratë minerare për këto persona? duhet që të kthejmë seriozitetin e pyetjeve përgjigjeve.

Advertisement

 

Damian Gjiknuri: Përfshitë në distancë zotin Bardhi, unë ju dëgjoj dhe kam një kërkesë më lini të përfundoj gjithçka që përmendi. Njohjet i besoj me fakte, përmende leje minerare dhe në vendin tonë jepen me garë të hapur.

 

Jorida Tabaku: Si gara e inceneratorëve?

Advertisement

 

Damian Gjiknuri : Ato që të këshillojnë në distancë e kanë gabim, zonja Tabaku mund të kapesh gafil ndonjëherë e di por s’ka gjë, por lejet jepen me gara konkurruese. Më vjen mirë që unë kam dhënë me qindra leje dhe aq binzesmenë janë në shqipëri. E shikoj që jeni në sintoni të plotë me zotin Bardhi.

 

Jorida Tabaku: Është në fushatë, por në këtë komision është në sintoni të plotë

Advertisement

 

Damian Gjiknuri: Mos e ngatërroni me padinë që ai ka bërë, të vijojë në gjykatën Civile me mua. Edhe sikur të ishte e vërtetë ta kisha shok, për këtë jeni ngritur këtu ju? Unë shok shkolle kam pasur edhe Bashën, pse nuk më akuzo partia ime?
Jorida Tabaku: Po për 20 milion euro që Klodian Zoto i ka paguar vetes a keni përgjigje?

 

Damian Gjiknuri: Do të të përgjigjem si zyrtar i lartë i PS-së.

Advertisement

 

Jorida Tabaku : Nuk është koment politik, por kompania e Fierit dhe e Tiranës kanë bërë pagesa për veten dhe në dijeni ka qenë edhe institucioni juaj

 

Damian Gjiknuri: Nuk ka asnjë konflikt interesi dhe për të gjithë pretendimet duhet që të hetohen, ky komision është këtu për të bërë politike e për të nxjerrë disa fakte. Zonja Çupi ka qenë një eksperiment që i merreshin koleget ku disa bëheshin roje burgu

Advertisement

 

Jorida Tabaku: Shoku yt i klasës Klodian Zoto përfundoi në burg

 

Damian Gjiknuri; Ky komision është një eksperiment i bukur,

Advertisement

 

Jorida Tabaku: Ju lutem shumë, kini respekt, s’kemi ardhur të tallemi këtu dhe të dëgjojmë këto perla.
Gjithashtu Partia Demokratike ka publikuar dokumentin ku shihet se Damian Gjiknur, ish-ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës ka firmosur një leje minerare në Bradashesh me kohëzgjatje mbi 25 vite i është dhënë shoqërisë Albtek Energy.
Kjo kompani rezulton të jetë e Stela Gugalles, Mirel Mërtirit, Klodian Zotos (3 të shpallur në kërkim), Ilir Dedjas dhe Loran Dushës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy