Inceneratorët/ Tabaku: Përditë dalin dëshmitë, se si qeveria u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inceneratorët/ Tabaku: Përditë dalin dëshmitë, se si qeveria u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka nxjerrë dëshminë e administratorit të inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani para këtij komisioni një ditë më parë.

Sipas Tabakut, Myrtezani rezulton në tatime se paguhet 900 mijë lekë edhe pse e mohoi një gjë të tillë. Ajo ngre pyetjen se kush i merr këto para nëse nuk shkojnë te ai ndërsa shton se mjafton ky fakt për të treguar si janë vjedhur paratë e shqiptarëve.

 

“Përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve. Përditë shqiptarët që nuk sigurojnë ushqim mjaftueshëm për fëmijët e tyre, po shohin se si paratë e tyre kanë shkuar në xhepat dhe kontot bankare të qeveritarëve të korruptuar.

Advertisement

 

Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në tatime se paguhet 900 mijë lekë. Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para? Mjafton ky fakt për të treguar se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. Se si me bekimin e ministrave e zyrtarëve të tjerë, janë pastruar paratë në këtë mega aferë korruptive.

 

Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, duhet të ishin me Lefter Kokën. Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama. Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, shkruan Tabaku.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy