Tabaku ngre ‘alarmin’/ 2 miliard euro shtesë do të paguhen nga taksat e shqiptarëve për PPP

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabaku ngre ‘alarmin’/ 2 miliard euro shtesë do të paguhen nga taksat e shqiptarëve për PPP

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur ‘alarmin’ teksa deklarin se gati 2 miliard euro shtesë do të paguhen këtë vit nga taksta e qytetarëbe shqiptarë për PPP.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se buxheti shtetit duket si një thes i madh i vendosur në funksion të oligarkëve dhe PPP-ve. Sipas saj, kjo qeveri po përdor fatkeqësitë për të keqmanaxhuar edhe më tej paratë e taksave të shqiptarëve.

“Janë gati 2 mld euro shtesë që do të paguhen këtë vit nga taksat e shqiptarëve për PPP. Paratë që qytetarëve u merren me taksa e tatime shkojnë për të financuar xhepat e oligarkëve përmes PPP dhe për të paguar interesat e borxhit. Shqiptarët punojnë për të paguar PPP-të dhe jo për të ndërtuar një mirëqënie për vetet e tyre dhe familjet e tyre. Buxheti shtetit duket si një thes i madh i vendosur në funksion të oligarkëve dhe PPP-ve. Situata post pandemi nuk ia ka frenuar makutërinë kësaj mazhorance që përdor fatkeqësitë për të keqmanaxhuar edhe më tej paratë e taksave të shqiptarëve”, shkruan Tabaku.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy