
Inflacioni po vijon të japë shenja ngadalësimi, edhe pse modeste. Nga nëntori ky tregues po shënon rënie, por sërish konsiderohet i lartë.
Instat njoftoi se inflacioni që evidenton ndryshimin e çmimeve të konsumit, për muajin janar arriti në 7.2 %, nga 7.4 që ishte në dhjetor.
Grupi i ushqimeve vijon të ketë çmimet më të larta, pasuar nga pajisjet shtëpiake, transporti, hotele etj.
Produktet e bulmetit, vajit dhe mishit reflektojnë çmimet më të shtrenjta.
Tendenca rënëse e inflacionit lidhet edhe me rënien e këtij treguesi në eurozonë, ku kryhen edhe importet më të mëdha të produkteve.
Pritshmëritë janë që inflacioni të vijoje rënien e mëtejshme, edhe për muajit e ardhshëm, ndërsa banka e Shqipërisë ka stopuar për momentin rritjen e normës bazë të interesit për lekun.