Inflacioni vijon rënien/ INSTAT: 4.5% në qershor, u ulën ushqimet, u shtrenjtuan veshjet dhe kafenetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inflacioni vijon rënien/ INSTAT: 4.5% në qershor, u ulën ushqimet, u shtrenjtuan veshjet dhe kafenetë

Inflacioni në vendin tonë në muajin qershor, sipas institutit te statistikave, ra në nivelin e 4.5%, nga 4.7% që u regjistrua në maj.

 

Referuar të dhënave, muajin e shkuar çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike pësuan rënie, pasuar edhe nga çmimet e transportit.

 

Advertisement

Ndërsa për veshje, mobilje shtëpiake, hotele e kafene, si edhe argëtim, qytetarët paguan më shtrenjtë se në maj.

 

Objektivi i bankës së shqipërisë është që inflacioni të jetë në nivelin e 3% dhe për të rikthyer stabilitetin e çmimeve, guvernatori sejko ka paralajmëruar se do të vijojë të rrisë normën bazë të interesit për lekun.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy