INTERVISTA/ Baze: Vetëm një “milosheviç shqiptar” mund të rrezikoj bashkimin me Kosovën ndoshta dhe shkatërrimin e asaj që është arritur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
INTERVISTA/ Baze: Vetëm një “milosheviç shqiptar” mund të rrezikoj bashkimin me Kosovën ndoshta dhe shkatërrimin e asaj që është arritur

 

Në një intervistë për gazetarin Baton Haxhiu botuesi i gazetës Tema i ka bërë një analizë raporteve historike Shqipëri Kosovë që nga themelimi i shtetit shqiptar. Ai ka analizuar qasjet e para të Shqipërisë për Kosovën në fillimet e shtetit shqiptar, kur bashkimi me Kosovën quhej mision i papërfunduar tek koha e Zogut kur Kosova filloi të përdorej si problem i brendëshëm i politikës shqiptare dhe përplasjet e tij me nacionalistët e Kosovës.

Baze shpjegoi pse Jugosllavia e ndihmoi Zogun të rikthehej dhe se si Zogu sapo erdhi në pushtet i ktheu krahët Jugosllavisë për tu lidhur me italianët.

Advertisement

Më tej ai shtjellon arsyet pse fashizmi italian në Kosovë në vitin 1941 e më pas ishte një liri më e madhe sa sa mungesa e lirisë nga fashizmi serb dhe si u mboll fara kombëtare në Kosovë prej shkollave shqipe.

Më pasi ai theksoi se shteti shqiptar gjatë komunizmit nuk reagoi kurrë ndaj padrejtësive të Kosovës në nivel shtetëror ndërsa pas vitit 1991 shteti shqiptar ka qenë një repart i gatshëm diplomatik për Kosovën. Ai përmendi axhendën diplomatike të shtetit shqiptar që dominohej nga Kosova deri në vitin 1996 kur Shqipëria u ftoh me SHBA për shkak të zgjedhjeve dhe lojën e Berishës për të përdorur Kosovën si kart për tiu imponuar Perëndimit si faktor rajonal . 

Më pas ai analizon daljen e UCK dhe raportet e vështira të Rugovës me Shqipërinë.

Në fund Baze parlajëmron se bashkimi kombëtar do të ndodh nëse ne ruajmë aleancën me perëndimin dhe shmangim rrezikun e lindjes së një “miloshevici shqiptar” i cili në emër të nacionalzimit folklorik mund të hedh në erë jo vetëm bashkimin por dhe egzistencën e Kosovës.

Advertisement

Intervista  e plotë më poshtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy