Investigimi i “Rai 3”, Spiropali akuzon opozitën: Po përbaltin Shqipërinë, jemi në borxh deri në fyt me qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Investigimi i “Rai 3”, Spiropali akuzon opozitën: Po përbaltin Shqipërinë, jemi në borxh deri në fyt me qytetarët

Deputetja e PD Ina Zhupa përmes një kërkese dërguar kryetares së Komisionit të Medias Flutura Açka, i ka kërkuar mbledhjen e këtij komisioni për të diskutuar mbi ndërhyrjet dhe komunikimin e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e televizionit “Rai 3” në Itali, pas një investigimit të publikuar nga emisioni “Report”.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila thotë se investigimi i publikuar në “Rai 3” është “gatuar” në Tiranë dhe ka shkuar në Romë e gatshme.

Në një postim në rrjetin social, Spiropali shkruan se opozita, e cila ka humbur rrugën dhe e pashpresë, po kërkon të përbaltë Shqipërinë me akuza të pavërteta.

Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, pas mbështetjes së tij me municion nga rruga e humbur e Shpresës së të pashpresëve, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin.

Advertisement

Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka  Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson. E ndaj këtë me ju për t’ua lënë juve ta gjykoni se deri ku shkojnë këta kolegë pa dhe me vulë për të damkosur Shqipërinë që të helmojnë shqiptarët në kërkim të rrugës së humbur të saj e të kolegëve të saj që e kanë pagëzuar me emrin Shpresa.

Ndërkohë mund t’u them se mund ta vazhdojnë pa ne, ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe”, shkruan Spiropali./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy