Investimet në Portin e Durrësit/ Rama: Llumi po ndot një nga personalitet e ekonomisë globale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Investimet në Portin e Durrësit/ Rama: Llumi po ndot një nga personalitet e ekonomisë globale

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste kryeministri Rama foli edhe për investimet në Portin e ri të Durrësit.

 

 

Duke iu përgjigur pyetjeve të gazetarëve, Rama i cilësoi akzuat e opozitës në lidhje me këtë projekt, të shëmtuara dhe burim neverie të politikës shqiptare.

Advertisement

 

 

Kryeministri u shpreh se investitori është një personalitet në ekonominë globale dhe shteti shqiptar ka marrë 33% të aksioneve.

 

Advertisement

 

“Unë kam parë shumë gjëra të shëmtuara që janë burim neverie në historinë politike shqiptare dhe kjo është një nga më të shëmtuarat. Marrja nëpër gojë në mënyrën më skizofrenike, më të ulët e një personaliteti të ekonomisë globale, një ndër kompanitë e të cilit është e regjistruar në Abu Dabi, ka seli në kullën më të lartë të Abu Dabit, një personalitet që ka ndërtuar gjysmën e Dubait.

 

I hyet në mënyrën më barbare, më ordinere nga një non grate, nga një llum që çdo ditë ndot me prodhimin e tij,  që është llum veshët e shqiptarëve këtë nuk e di ca të them. Unë nuk merrem me këto konkluzione injorante. Është komisioni që e ka miratuar, ne e kemi futur në diskutim me procedurë të përshpejtuar, një investim që është e mirë për të gjithë.”- tha Rama.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy