
Një 37 vjeçar në Tiranë është vetëplagosur me armë, që sipas policisë e kishte me leje.
I riu aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:00. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 37-vjeçari ka qenë më herët ish efektiv i RENEA-s
“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Advertisement
Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje./vizionplus.tv