Ish-zv Presidenti amerikan Mike Pence nga Tirana: Çlirimi i popullit të Iranit, çështje e përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-zv Presidenti amerikan Mike Pence nga Tirana: Çlirimi i popullit të Iranit, çështje e përbashkët

Pas vizitës në kampin e muxhahedinëve në Manzë, Ish-zv Presidenti amerikan Mike Pence ka mbajtur një fjalë.

 

Në fjalën e tij ka treguar mbështetjen për iranianët të strehuar në kampin Ashraf në vendin tonë.

 

Advertisement

“Kam udhëtuar mijëra milje për të qenë sot këtu pasi ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të Iranit. Ne ndajmë një parim për një Iran të lirë dhe demokraci të qëndrueshme. Dua të falënderoj të gjithë. Shumica prej jush keni kaluar situata shumë të vështirë. Ju falënderoj për qëndrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë.

E di brenda zemrës time që shumica duke qenë përvoja ime që kam shërbyer, shumë amerikanë kanë familjarët e tyre. 1.5 milion amerikanë kanë lindur në Iran. Shqipëria është shtëpia e diasporës së Iranit. Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time.

Zemra e Amerikës është liria dhe ne nuk duhet të jemi kurrë të heshtur. Duke i dhënë një zë ne nënshkruam një rezolutë për të mbështetur protestuesit kurajozë të Iranit”, u shpreh Pence.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy