Ishte duke luajtur, motori zë poshtë 2-vjeçarin në oborrin e shtëpisë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte duke luajtur, motori zë poshtë 2-vjeçarin në oborrin e shtëpisë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Korçë- Ngjarje e rëndë në lagjen 4 të qytetit, një fëmijë 2 vjeçar i gjinisë mashkull ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorrin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës. Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg, raporton gazetari Tonin Frroku.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit.

Advertisement

Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Njoftimi policise

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2024, rreth orës 15:20, në urgjencën e spitalit Korçë, është dërguar nga nëna e tij, një i mitur rreth 2 vjeç, banues në Korçë.

Advertisement

Nga deklarimet e para të familjarëve të tij, rezulton se fëmija duke luajtur aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës, nga motori i babait të tij, i cili ka qenë i parkuar. Për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy