Ishte infektuar me COVID/ Ndahet nga jeta ish-presidenti i Tiranës, Metush Seferi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte infektuar me COVID/ Ndahet nga jeta ish-presidenti i Tiranës, Metush Seferi

Një tjetër humbje në botën e futbollit. Ish-presidenti i ekipit tëTiranës, Metush Seferit është ndarë nga jeta këtë të shtunë. Ai ishte infektuar disa ditë më parë me koronavirusin.

Lajmin e trishtë e dha presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili shprehet se Metushi dha një kontribut të vyer në radhët e skuadrës kryeqytetase në vitet ’90 duke fituar disa tituj kampion, e duke mbetur në mendjet e tifozëve të Tiranës.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Familja e futbollit do ta kujtojë si nja nga kontribuesit e çmuar të futbollit kryeqytetas dhe atij shqiptar. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, shkruan Duka.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy