Ishte infektuar me COVID, ndahet nga jeta kolonel Agim Sulaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte infektuar me COVID, ndahet nga jeta kolonel Agim Sulaj

Kolonel Agim Sulaj, i cili ishte infektuar prej disa ditësh me koronavirus, ka ndërruar jetë. Lajmin për ndarjen nga jeta e bëri të ditur ministri i ri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

 

Edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale një mesazh ngushëllimi për humbjen e kolonelit pedagogu të Akademisë së Forcave të Armatosura.

 

Advertisement

“Trishtim e dhimbje pas lajmit për largimin nga jeta të profesor Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura. Pata nderin të punoj me të, për një prej projekteve që ai kishte aq shumë përzemër: akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend. Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve”, shkruan Xhaçka.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy