Italianët për pushime në Shqipëri/ Rama: Po përjetojmë sezon të artë turizmi, nuk shihemi më si vendi i kriminelëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italianët për pushime në Shqipëri/ Rama: Po përjetojmë sezon të artë turizmi, nuk shihemi më si vendi i kriminelëve

Shqipëria po përjeton një sezon të artë të turizmit dhe jo vetëm, dhe është një kënaqësi të dialogosh me kreun e qeverisë shqiptare.

 

Kështu nis prezantimi i intervistës së Kryeministrit Edi Rama për italianen La7, intervistë që i shtohet shumë të tjerave me fokus bumin e turizmit në Shqipëri.

 

Advertisement

Intervista e plotë

 

Shqipëria po përjeton një sezon të artë për sa i përket turizmit, me një rritje prej 3% e vizitorëve. Cili është sekreti i suksesit tuaj dhe si keni arritur t’i ofroni vendit tuaj këtë imazh kaq tërheqës?

 

Advertisement

Nuk është një sekret, është një punë e bërë me shumë pasion, që me shumë durim në vitet e fundit, mendoj se kemi arritur të çlirohemi nga stigma që mbanim në vitet 1990 kur shiheshim si një vend që nuk guxoje mbi të gjitha të shkoje sepse ishte një vend jo i sigurt, një vend plot me kriminelë, me të varfër. Ndërsa, për t’iu dhënë një shifër që ndoshta nuk e dini, Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për t’iu dhënë idenë e sigurisë, pastaj për italianët, Shqipëria është shtëpia e tyre, pasi ne ndihemi italianë dhe ndihemi të lidhur me Italinë.

 

Shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet pasi vendi garanton plazhe të mrekullueshme dhe tokën e ëndërruar dhe çmime konkurruese, modeli është ai i një turizmi low-cost?

 

Advertisement

Low-cost është fillimisht, pasi në Shqipëri çmimet do të rriten pasi është e natyrshme. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se turizmi bazë mbart në vetvete punën e ambasadorëve të vendit që flasin mirë, dhe na ndihmojnë për të forcuar këtë imazh të ri, por ka edhe rreziqe të mëdha, nga  pikëpamja ambientale dhe plotësimit të nevojave. Për këtë, ne po punojmë për resorte që janë luksoze, por megjithatë do të na duhen vite. Nuk është zgjidhje, është një rrugëtim, dhe në këtë rrugëtim përfshihen edhe çmimet bazë.

 

Një postim që ka nxitur shumë diskutime ku ju vendosni përballë dy ngjarje, anijen Vlora me migrantët që zbarkonin në Bari në vitin 1991 dhe nga ana tjetër italianët që vizitonin vendin tuaj. Sa ka ndryshuar Shqipëria që nga viti 1991?

 

Advertisement

“Mbi të gjitha dua të them se jeni vendi i shumë gjërave të mrekullueshme. Dhe një nga mrekullitë e Italisë ishte për shume vjet mundësia e qeshjeve mbi gjërat ( mosmarrjes seriozisht). Po humbisni pak mundësinë e të qeshurit mbi çdo gjë. Merrni çdo gjë shumë seriozisht dhe bëni polemika mbi çdo gjë. Në fakt ajo ishte një meme, dhe unë rashë në kurth, pasi ma kishin dërguar dhe mendova se ishte vërtet Corriere della Sera që kishte bërë këtë meme për këtë situatë. Pastaj djemtë e rrjeteve sociale sugjeruan ta postojmë për të bërë një shaka dhe pas kësaj pati polemika si në Shqiperi dhe në Itali. Në Itali pasi ironizova italianët, në Shqipëri dhe se ironizova shqiptarët në Itali. Ky është një moment i lumtur i historisë sonë, prandaj qeshim me shakanë.

 

Edhe unë qesha pasi për shumë vite, Italia ka qenë për popullin shqiptar njëfarë Eldorado, vendi që e konsideronte si xhepin e saj, kurse tani dukeni më të tërhequr.

 

Advertisement

Jo, këtë e thoni ju sepse keni nevojë për polemika. Ne ju shohim gjithmonë si vendi ku ne bëjmë pjesë për një apo një tjetër arsye historike, kulturore, madje dhe ngjashmëria pothuajse gjenetike, ndihemi pothuajse italianë. E shohim Italinë si shtëpinë tonë të madhe. E adhurojmë Italinë, i duam italianët, të gjithë atë që Italia përfaqëson. Mbase sepse nuk duam të bëjmë si gjermanët, të gjitha me rregulla, me të gjitha bezdisjet, po pak më të gjallë e më shumë të parregullt.  Kështu nuk u shikojmë me turinj të varur, por duke qeshur. Qeshni pak sepse Italia është e bukur.  Duhet të jesh i bekuar nga Zoti nëse je italian dhe në këtë vend të mrekullueshëm. Mos e harroni këtë.

 

Ju jeni kryeministër socialist, si e shihni ju, duke theksuar që ekziston një miqësi e gjatë mes Shqipërisë dhe Italisë, Italinë e drejtuar nga Giorgia Meloni?

 

Advertisement

“Italia është Italia, qoftë ajo e Giorgia Melonit, apo e Romano Prodit, Silvio Berlusconi-t, apo ajo e Mario Draghi-t, mbetet gjithmone Italia me problemet e saj që të gjithë përpiqen t’i zgjidhin dhe të bëjnë më të mirën e tyre. Unë jam socialist, por përveçse jam një socialist, unë jam një vëlla i vjetër i Italisë, dhe kështu ndihem shumë afër Xhorxhias dhe më duket se ajo është motra e re e Shqipërisë. Ne kuptohemi shumë mirë, nuk ka lidhje nëse je socialist apo demokrat apo i ndonjë prirjeje tjetër, duhet të bëhen zgjedhjet që vendit i nevojiten, dhe mos të biesh në kurthin e ideologjive sepse nuk shkon dot askund”.

 

Shqipëria prej kohesh pret të dëgjohet në Komisionin Evropian për të qenë anëtare, pse po angazhohet kaq shumë dhe mendon se Evropës i intereson më shumë të hapë kanalet preferenciale për Ukrainën?

 

Advertisement

Rama- Ne kemi lindur në këtë ëndërr, që për herë të parë në historinë tonë në 100 vjet, na jepet neve mundësia të zgjedhim. Deri tani ishin të tjerët që zgjidhnin për ne, shqetësimet e vërteta të regjimit, diktaturës dhe çdo gjë tjetër. Për herë të parë na takon neve të zgjedhim, dhe zgjedhja jonë është shumë e qartë. Duam të bëjmë pjesë në këtë Evropë, është ëndërra jonë dhe jemi vendi me Euro i kontinentit. Sot për sot, mbase duket sikur je i dashuruar dhe do të martohesh me çdo kusht, dhe mbase më vonë gjërat mund të bëhen më komplekse. Por për momentin duam të jemi pjesë e Evropës, dhe Italia është aleati më i besueshëm i yni. Dhe Giorgia kur shfaqet dhe flet në skenën ndërkombëtare, duket më e gjatë se unë. Ne do të vazhdojmë me aleancën tonë, do të vazhdojmë me këtë miqësi. Italia është aty për ne dhe ne ndihemi të bekuar që jemi afër jush. Ju keni probleme të ndiheni të bekuar të jeni aty.

 

Kryeministri Rama është një ish-basketbollist, prandaj kur i referohet Giorgia Melonit si më e gjatë po bën një kompliment të madh.

 

Advertisement

Është e vërtetë, ajo kaq e respektuar dhe më duket se është surpriza më e madhe për klubin euroatlantik që qartësisht nuk e priste, dhe tani gjendet përballë kësaj gruaje që ka një karizmë, që është e pabesueshme.

 

Po ju bëj një pyetje që do ua heqë buzëqeshjen sepse ashtu si ne, edhe ju ndani mendimin mbi çështjen e detit Mesdhe, sepse për fat të keq në detin Mesdhe vdekjet vazhdojnë ende. Dua t’ju pyes si kryeministri i një vendi që ka patur një histori të gjatë të migracionit. Sipas jush a duhet të punojë Evropa për të garantuar të drejtën për të mos u nisur apo të vendosë në zbatim një operacion për të shpëtuar të gjitha jetët që kalojnë detin?

 

Advertisement

Ky është një problem i vjetër, i qartë, për fat të keq, pasqyron një Evropë që nuk arrin të shikojë gjithmonë drejt, dhe kthehet në anën tjetër kur ka çështje të nxehta si këto dhe çfarë bën, ia lë çdo gjë Italisë. Fakti që Italia është vendi i parë i tokës së përballueshme, nuk mund të bëhet mallkim për një vend të tërë nëse Evropa është e bashkuar, nëse Evropa është e përbashkët,  atëherë Lampeduza nuk është vetëm një zbarkim në Itali, por duhet të jetë një zbarkim në Europë. Dhe këtë problem Europa duhet t’a trajtojë si një problem të vetin, jo si një problem të Italisë. Këtë ju e dini, e keni thënë për vite, nuk është e lehtë pasi Evropa shpeshherë është e zonja të japë leksione dhe të bëjë moral, kur nuk është nevoja të vendosësh fytyrën. Kur e vendos fytyrën si Italia, ata kthehen në anën tjetër dhe kthehen vetëm për të bërë moral.

 

Miqësia që demostruat dhe konfirmuat me këtë intervistë tek populli italian në vendin tonë më vjen të ju them se e meritoni këtë boom turistik që falë edhe ne italianëve po u buzëqesh.

 

Advertisement

Fat të mbarë ju, fat të mbarë Shqipërisë. Unë ju përshëndes dhe ju falënderoj që pranuat ftesën tonë.

 

Faleminderit. Rroftë Italia

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy