Iu bë atentat/ Laçjani Vincens Piroli ishte në kërkim për vrasjen një malazezi në korrik 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iu bë atentat/ Laçjani Vincens Piroli ishte në kërkim për vrasjen  një malazezi në korrik 2021

Laçjani të cilit iu bë atentat sonte në mbrëmje është një emër i njohur për policinë shqiptare dhe jo vetëm.

 

Vinçens Piroli, 34 vjeç u qellua me armë mbrëmjen e kësaj të hëne në rrethana ende te paqarta. Ai është paraqitur në gjëndje të rëndë në spitalin e Lezhës dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumes.

 

Advertisement

Vetë I plagosuri ka deklaruar se është plagosur në Shkodër, por ende nuk dihen detajet.

 

Mirëpo emri I tij është I lidhur me një vrasje ne  4 korrik të 2021 në Ulqin.

 

Advertisement

Policia malazze, shton Vizion Plus, në muajin tetor të vitit të kaluar e shpalli në kërkim duke e akuzuar si një nga autoret e vrasjes së shtetasit malazes Momçillo Gjurishic.

 

Për këtë arsye Vincens Piroli dhe Dorjan Lala u shpallën në kërkim ndërkombëtar por nuk ishin arrestuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy