Iu vidhnin portofolat, afër stacioneve të autobusëve/ Vihen në pranga 2 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iu vidhnin portofolat, afër stacioneve të autobusëve/ Vihen në pranga 2 persona

Dy 45-vjeçarë janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se u kanë vjedhur portofolat qytetarëve afër stacioneve të autobusëve.

 

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë vjedhur portofolat shtetasve të ndryshëm, në afërsi të stacioneve të autobusave, në zona të ndryshme të Tiranës.

 

Advertisement

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit D. Gj. dhe A. S., janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:

Më datë 14.07.2022, në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 800 euro, shtetases B. L.;

Më datë 15.07.2022, në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj, shtetasit B. C.

 

Advertisement

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy